Murinjo: Rostovi është një short i keq për neve

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, pas hedhjes së shortit për një të tetën e finaleve të Ligës së Evropës, u shpreh i pakënaqur nga ai. “Ky është një short i keq për neve. Rruga për në Rusi është e gjatë dhe e vështirë, ndërkohë që momenti nuk është aspak i përshtatshëm për dy ndeshjet me atë ekip. “Ky ekip luajti mirë në Ligën e Kampioneve, mundi Ajaksin dhe Anderlehtin në ndeshjet kualifikuese, ndërsa luajti mirë edhe ndaj Bajernit e Atletikos dhe eliminoi PSV-në”, thotë Murinjo.

Ndeshjet mes ManUsë dhe Rostovit do të luhen më 9 dhe 16 mars, ndërkohë që, pikërisht, në atë periudhë, Mançesteri ka ndeshjet me Bornmutin, Celsin dhe Midëllsboroun. Interesant është fakti se trajneri i Rostovit, Berdiev, në të kaluarën, ka arritur që të mposhtë Barcelonën dhe Atletikon e Madridit, madje, në fushat e këtyre të fundit, si edhe Celsin, Totenhemin, Interin dhe Bajernin, gjatë karrierës së tij si trajner.

sfidanti.al