Franca ka Benzemanë e Mbapenë? Dakord, por Kroacia e Modriçit e mundi!

U ndeshën kampionia e botës me nënkampionen në fuqi, dhe ndeshja ishte e fortë, ndonëse përfundimi u quajt surprizë. Kroacia fitoi në “Stad të Frans” të Parisit ndaj Francës vendase, duke ndjekur vendin e parë në grup në nivelin A të Ligës së Kombeve, pas Danimarkës. Për të besuarit e trajnerit Deshamp ende nuk ka asnjë fitore, por vetëm 2 barazime e 2 humbje në 4 ndeshje me Danimarkën (1-2), Kroacinë (1-1, 0-1) dhe Austrinë (1-1).

Franca pati epërsi në gjuajtje, ishte më agresive, po aspak e bindur dhe e qetë. Kjo bëri që nga 18 gjuajtje drejt portës, vetëm 5 të ishin në kuadrat, ndërsa kroatët ia dolën në 3 raste nga vetëm 4 gjuajtje që bënë. Gjithsesi, ballkanasit e bllokuan shpesh ekipin kampion të botës duke mbajtur topin në 48 për qind të kohës e duke bërë 540 pasime ndaj 626 të “gjelave”.

U duk se diferencën e bëri mesi i fushës, ku nënkampionët e botës të trajnerit Zllatko Daliç kishin yje të tillë si Modriç, Brozoviç apo Kovaçiç. Edhe hedhja në fushë e madrilenit të ri, Çuameni, nuk arriti ta shpëtonte ekipin francez, që rrezikon të bjerë një kategori më poshtë, në nivelin B të Ligës së Kombeve.

Franca (4-4-2): Menja, Kunde (Pavar 46’), Konate, Kimpembe, Dinje, Rabio, Kamara (Çuameni 46’), Guenduzi (Grizman 80’), Nkunku (Koman 73’), Benzema, Mbape.

Kroacia (4-3-3): Ivushiç, Stanishiç, Erliç, Shutalo, Juranoviç, Modriç, Brozoviç, Kovaçiç (Suçiç 90’), Pashaliç (Majer 65’), Budimir (Kramariç 74’), Brekalo (Vlashiç 73’).

Sfidanti.al