“Kur sulmojmë, duhet të dimë të shënojmë”. Kjo ishte kritika kryesore e trajnerit Roberto Mançini për Italinë e tij, që barazoi 0-0 në fushën e Anglisë në Ligën e Kombeve. Me 8 debutues deri tani në 3 ndeshje, “Manço” po ia del mirë që të rinovojë ekipin dhe pjesa e parë në “Molino” ishte për “kornizë”. Edhe mediat italiane që ia kanë marrë këngës nga kënaqësia, habiten sesi nuk u fitua ai 45-minutësh! Fratezi, Tonali, Skamaka, Pesina dhe Lokateli patën mundësi për gol, por në shumicën e rasteve u ndaluan nga portieri Ramsdejl, që bëri një pritje madhështore ndaj Pesinës. Anglia pati mundësi vetëm me Abrahamin dhe Mauntin që goditi shtyllën. “U treguam të zotët, – pranon Mançini, – edhe gabimet janë pjesë e procesit të rritjes. Jam i lumtur pët Gatin që bëri një debutim shumë të mirë, edhe pse ishte shumë i tensionuar përpara ndeshjes. Duhej të kishim shënuar, por gjithsesi e përgëzoj ekipin. Nuk ishte e lehtë”.
Sfidanti.al