Plani i PSG-së, Pas Kamposit duhet të vijë Zidani dhe … Pogbaja

Nga Sevilja erdhi një drejtor sportiv i nivelit të lartë. Paris SG u nda nga braziliani Leonardo dhe tashmë ia ka lënë “frenat” në dorë Luis Kamposit. Drejtuesi i ri pritet të bëjë gjëra të mëdha, dhe tifozët bashkë me klubin presin që të bëjë “vezën e artë”, të sigurojë ardhjen e Zinedin Zidanit si trajner. Së pari, sidoqoftë, duhet të rregullohet largimi i Maurisio Poçetinos, por shpresa tjetër e madhe është që Kamposi të marrë edhe Pol Pogbanë. Juventusi mbetet me shpresë që të marrë mesfushorin francez që u largua nga Mançester Junajtidi, por besohet se kampioni i botës do të kishte dëshirë të punonte me Zidanin.

Sfidanti.al