Golden Stejti e përfundoi punën këtë herë, falë Kërrit dhe Grinit

U mendua se dy shokët mund të ishin bërë armiq, pas kritikës që iu bë “Vëllait Splesh” sepse kritikoi pa të drejtë ekipin pas humbjes së parë ndaj Boston Sëlltiksave. Gjithsesi, ndeshja e dytë finale në NBA ishte diçka tjetër dhe Golden Stejti triumfoi me rezultatin e thellë 107-88. Stefën Kërri shënoi 29 pikë, Xhordan Pul pati 17, Lunej 12 dhe nga 11 pikë për Uiginsin dhe Klej Tompsonin. Gjithsesi, ishte Drejmond Grin që udhëhoqi ekipin me shpirtin e tij luftarak në sulm e në mbrojtje. Ai pati 9 pikë, 7 asiste dhe 5 topa në tabela. Për Bostonin, Tatëm shënoi 28 pikë dhe Xhejlën Braun 17, por ky i fundit ishte dobët në gjuajtje. Rezultati i ndeshjeve është nga 1 fitore për çdo ekip, ndërsa dy sfidat e radhës luhen në Boston.

Sfidanti.al