Kasemiro, mesfushori i Real Madridit, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit rritjen e pagës.
Mesfushori brazilian, Casemiro është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit të Madridit në dy sezone e fundit.
Por, kontrata e mesfushorit nuk ka ndryshuar nga viti 2015. Sipas Daily Express, ish anëtari i Portos ka kërkuar nga drejtuesit e klubit rritjen e pagës.
Casemiro, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, së fundit ka zgjuar edhe interesimin e Manchester Unitedit dhe Chelseas.
Kështu, drejtuesit e Los Blancos duhet ta pranojnë kërkesën e Casemiro për rritjen e rrogës pasi në verë mund të kërkoj largimin nga klubi.