Alegri, mos mbaj sekrete, trego mega-ofertën..

Gjatë muajve të fundit, po spekulohet, gjitnjë e më shumë, se Masimiliano Alegri, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Juventusi. Ky strateg italian, pas ardhjes në krye të stolit të “zonjës se vjetër” e vazhdoi dominimin e Juventusit në Serinë A italiane, ndërkohë që ai e ka të hapur rrugën në Ligën e Kampioneve. Sidoqoftë, megjithëse ai ka shënuar rezultate mjaft të mira në krye të Juventusit, po flitet shumë se, në fund të sezonit, ai do të largohet nga Torino.

Madje, thuhet se ai, tanimë, ka biseduar edhe me kretët e klubit torinez dhe se në prapaskenë qëndron diçka e pazakontë. Thuhet se ky trajner i njohur ka marrë një ofertë që nuk mund të refuzohet, se, sezonin e ardhshëm, ai do të zëvendësojë Luis Enriken në krye të Barcelonës. Për këtë arsye, opinioni publik në Itali nuk u befasua shumë, kur doli informacioni se krerët e Juventusit kishin kontaktuar Diego Simeonen, me qëllim që ai të bëhet trajneri i ri i “zonjës së vjetër”. Sidoqoftë, sa më sipër, është në nivelin e spekulimeve.

sidanti.al