Kukësi nuk mund dot Partizanin, por nuk e lëshon kreun e Superligës!

Përfundon pa gola ndeshja kryesore e javës në Superligën shqiptare, ajo mes Kukësit dhe Partizanit. Në një përballje mjaft të bukur në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit munguan vetëm golat, por jo loja e mirë dhe rastet për shënim.

Partizani ushtroi më shumë presion në pjesën e parë dhe rrezikoi seriozisht portën vendase, por u ndalua nga portiere Koliçi. Gjithsesi, edhe kuksianët provuan të shënonin, madje ia arritën një herë qëllimit, veçse në pozicion jashtë loje.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e fortë, me raste të të dyja skuadrave, por me kalimin e minutave ishte skuadra e trajnerit Gjoka që e kërkoi më shumë fitoren.

Me këtë barazim, Kukësi u rikthye në vendin e parë të Superligës, me 46 pikë, po aq sa Skënderbeu, por me golaverazh më të mirë. Partizani mbeti i treti, katër pikë prapa dy kryesuesve.

Sfidanti.al