Është një fatkeqësi që këto dy legjenda do të ndeshen kaq shpejt. Një duel i tillë ka qenë gjithmonë i denjë për finalet e Grand Slemeve, por këtë herë Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç do të përplasen në çerekfinalen e “Rolan Garosit”. Kjo, sepse tenisti serb është numri 1 i botës, dhe ai spanjoll është në vend të pestë. Një raund më parë, ditën e djeshme, ata arritën fitore, por krejt të ndryshme. Gjokoviçi triumfoi 3-0 ndaj argjentinasit Diego Shvarcman (6-1, 6-3, 6-3) në jo më shumë se 2 orë e pak. Nadali mezi ia doli kundër kanadezit Ozhe-Aliasimë me shifrat 3-2 (3-6, 6-3, 6-2, 3-6, 6-3). Legjendës së Parisit iu deshën 4 orë e 21 minuta e ndoshta kjo lodhje mund të ndikojë në duelin e madh, ashtu si edhe gjendja e tij fizike. Gjokoviç është kampion në fuqi në Paris, Nadali është rekordmeni i titujve, ndërsa në gjysmëfinale mund t’i presë adoleshenti spanjoll, Alkaraz.
Sfidanti.al