Në Angli po thonë se ky Liverpul mund të kujtohet si “thuajse kampionë”!

Në gjuhën angleze ka një fjalë, “underachievers”, që në shqip mund të përkthehet pak a shumë si “një ekip që nuk arrin atë që duhet”. Dikur, në Shqipëri përdorej shprehja “mori tavolinën” për një ekip që dilte nënkampion, pasi ekipi kampion merrte kupën që ishte vendosur në atë tavolinë. Kjo gjë po thuhet për Liverpulin në Angli, pasi të kuqtë e Klopit humbën finalen e Championsit, pak ditë pasi humbën Premier Ligën në favor të Mançester Sitit në minutat e fundit. Një goditje e rëndë që një sezon që premtoi 4 trofe, përfundoi me dy titujt më pak të rëndësishëm, Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës. Nuk dihet sesa është këtu përgjegjësia e trajnerit Klop, dhe ajo e lojtarëve, nuk dihet mirë sesa kanë dikuar rrethanat e veçanta, dhe po ashtu ndoshta nuk është mirë të bëhen parashikime të nxituara. Klopi ka deklaruar se Liverpuli do të rikthehet sezonin tjetër në Premier dhe në Champions. Nëse e bën, atëherë ky ekip nuk mund të quhet “underachievers”.

Sfidanti.al