Reali do të jetë i detyruar të paguajë ende shumë për këtë yll të cilin nuk po e shfrytëzon aspak. Eden Hazar erdhi në “Bernabeu” si një premtim i madh, por futbollisti belg u mbajt peng i dëmtimeve dhe shpesh i akuzuar për mbipeshë. Reali u tha se do t’i paguante Çelsit 150 milionë paundë stërlina për kartonin e tij, kuptohet edhe në bazë të disa klauzolave, dhe njëra prej tyre parashikon që të jepen 15 milionë paundë stërlina vetëm për fitimin e Championsit. Kjo edhe pse trajneri Ançeloti e aktivizoi Hazarin vetëm 83 minuta këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Sfidanti.al