Mane do të ishte një bekim për Bajernin dhe për … Levandovskin

Imagjinoni një dyshe sulmi të përbërë nga superylli polak dhe senegalezi i Liverpulit! Bajerni i Mynihut do të kishte një nga repartet ofensive më të fortë dhe të rrezikshëm në botë, dhe një ardhja e Sadio Manesë mund të bindte edhe Robert Levandovskin për të mos këmbëngulur për largimin tek Barcelona. Jemi në fushën e hipotezave, por kjo ka logjikë, dhe nëse shifrat e transferimit që jepen në Bavari mund të realizohen, atëherë gjithçka do të ishte një bekim për klubin në “Zebener Shtrase”. Sipas gazetarit të informuar, Florian Pletenberg, Mane do të vinte në Mynih për më pak se 50 milionë euro si karton, dhe me një rrogë nga 12 deri në 15 milionë euro. Për standardet gjermane kjo quhet shtrenjtësi, por gjithsesi ku flitet për një lojtar si Maneja, gjërat bëhen relative. Për më tepër, kjo do t’i jepte një “dackë” lojtarëve si Serg Gnabri që kërkojnë 17 milionë euro rrogë në sezon. Kur një kampion si Mane kënaqet me më pak, si mund të kërkojnë ata aq shumë?!

Sfidanti.al