Volejbollisti Rodrigo Pereira De Abre (32 vjeç), gjatë karrierës së tij, ka luajtur në Brazilin e tij të lindjes, Francë, Holandë dhe Belgjikë, ndërsa, tani, në Itali, por jo më si Rodrigo, por si Tifani!!! Mbas një ndryshimi shokues të gjinisë dhe marrjes së lejës nga Federata Ndërkombëtare e Volejbollit, një ekip italian i kategorisë së dytë mori një përforcim të ri, Tifani Pereira de Abre. “Shoqet e mia më pritën mirë, tani, jemi bërë si motra”, vuri në dukje, ditët e fundit, Rodrigo i dikurshëm ose Tifania e tanishme, e cila, tani, do ta mbajë të veshur bluzën e ekipit italian Golum të Kalabrisë.
sfidanti.al