Në Madrid thumbojnë Levandovskin: Gjithë jetën ëndërrove Realin, përfundove tek Barça!

Ende ky transferim nuk ka përfunduar, por historia është pikërisht e tillë, ndonëse nuk mund të thuhet se për sulmuesin polak do të jetë diçka shumë e keqe. Mediat madrilene tallen me Robert Levandovskin, që është në prag të largimit nga Bajerni i Mynihut. Legjenda me numrin 9 është pranë “Kamp Nout” dhe e përditshmja “Marka” e thumbon duke iu referuar fjalëve të ish-agjentit të futbollistit. “Gjithë jetën ëndërrove dhe u përpoqe të shkoje tek Reali, – shkruan “Marka”, – dhe tani duhet të përfundosh tek Barcelona. Pa problem!” Me gjasë, ish-agjenti Maik Bartel i mban ende mëri Levandovskit që e largoi për t’u bashkuar me izraelitin Zahavi.

Sfidanti.al