Çfarë ndodhte kur Man. Junajtid fitoi titullin e fundit? Mbapeja ishte … 13 vjeç!

Tifozëve të “djajve të kuq” është mirë të mos ua përmendësh se skuadra e tyre e zemrës ka 9 sezone pa ia dalë në Premier Ligë. Mançester Junajtidi e pa për herë të fundit “ditën e bardhë” në maj 2013 me “këngën e fundit” të legjendës Sër Aleks Ferguson kur u shpall kampion i Anglisë, dhe që nga ajo kohë titujt i kanë fituar të tjerët, Siti, Çelsi, Liverpuli madje edhe Leisteri. Në maj 2013, disa nga yjet më të mëdhenj të sotëm ishin shumë më anonimë, pasi Mohamed Salah luante për Bazelin, Kevin De Brujne ishte tek Verderi i Bremenit, Nejmari ishte ende tek Santosi në Brazil, ndërsa Kilian Mbape luante në kampionatin e “pionierëve” duke qenë vetëm 13 vjeç. Të mos flasim për Erling Halandin që ishte 11 apo 12!

Sfidanti.al