“Marka” e cilëson Modriçin si mesfushorin më të mirë të historisë!

E vështirë ta thuash, edhe pse i përket radhës së parë, “Olimpit” të këtij reparti. Luka Modriç nuk është më pak se një Bobi Çarlton, Ksavi Hernandez apo Lotar Mateus, dhe për të përditshmen spanjolle “Marka” ai është mesfushori më i mirë i historisë. Ylli kroat mbush 10 vjet tek Reali i Madridit me të cilin ka fituar gjithçka, përfshi 4 Champions, 3 La Liga, 4 Kupa të Botës për klubet, 3 Superkupa të Europës, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa të Spanjë, plus Topin e Artë dhe Çmimin e Lojtarit të Vitit nga FIFA në 2018, si dhe Lojtari më i mirë i Botërorit po në 2018. Modriç është i pari dhe i vetmi futbollist që theu hegjemoninë e Mesit dhe Ronaldos në garën për Topin e Artë. Kroati ka luajtur mbi 870 ndeshje për ekipet e klubeve dhe kombëtaren dhe pritet të luajë edhe sezonin e ardhshëm për Realin, kur të jetë 36 vjeç.

Sfidanti.al