Nuk kanë fund “kthesat” për çështjen më të madhe të transferimeve në futboll, atë të Kilian Mbapesë. Mediat spanjolle dhe ato franceze shkruajnë se Paris SG po bën çmos edhe për këto ditë që i kanë mbetur për ta bindur kampionin e botës që të rinovojë kontratën. Kushtet e ofruara janë të jashtëzakonshme, nga ana financiare, dhe nga ana sportive, dhe emirët e Katarit ende janë të bindur se 23-vjeçari nuk do të largohet. Siç shkruan “Marka”, mes palëve ka një marrëveshje financiare, por jo ende sportive, dhe për këtë duhet të bisedohet ende. Tek Reali megjithatë kanë bindje se Mbapeja ka zgjedhur Madridin dhe se do të dijë ta mbajë “fjalën e dhënë”.
Sfidanti.al