Borxhi vazhdon të mbetet i madh, por lëvizjet po bëhen që ekonomia të përmirësohet, apo që të “shërohet” për fare. Zhoan Laporta është një president i guximshëm, ishte i tillë në epokën e tij të parë në “Kamp Nou” duke krijuar ekipin e Guardiolës me Ksavin, Mesin dhe Iniestën, dhe po tregohet edhe tani. Pasi e mori Barcelonën me mbi 1.2 miliardë euro detyrime, Laporta thotë se borxhet po ulen. “Fakti që kemi shlyer një fond negativ prej 500 milionë eurosh në një vit është i denjë për çdo lavdërim, – thotë ai, – shpresojmë të shesim 49 për qind të kompanisë sonë të marketingut dhe të sigurojmë kontratën për sponsorizmin në fanelë. Nëse këto ndodhin deri në 30 qershor, do të kemi shumë më tepër mundësi të forcojmë ekipin”.
Sfidanti.al