Barça, Aston Vila apo Interi? Cila është e ardhmja e Luis Suarezit?!

Në “Uanda Metropolitano” epokës së tij të shkurtër i erdhi fundi. Atletiko e Madridit do të vazhdojë përpara, duke i ndarë rrugët me Luis Suarezin dhe sulmuesi nga Uruguaji duhet të mendojë për të ardhmen. Pas dy sezonesh të suksesshëm, në të cilët fitoi La Ligën dhe luajti në Champions, veterani po mendon për alternativat. Sipas mediave, ekziston mundësia që ai të kthehet tek Barcelona dhe ta ndihmojë ekipin me përvojën e tij, edhe pse e di se nuk do të mund të jetë shumë shpesh titullar. Po ashtu, do të duhet të ulë ndjeshëm rrogën. Ekziston mundësia që Stiven Xherrardi ta marrë tek Aston Vila siç bëri me brazilianin Filip Kutinjo, që të tre shokë në fushë tek Liverpuli. Së fundmi, mund të zëvendësojë Lautaro Martinezin tek Interi nëse zikaltërit vendosin ta transferojnë sulmuesin argjentinas. Gjithsesi, asnjëherë nuk mund të përjashtohet një rikthim tjetër emocionues, ai tek Ajaksi.

Sfidanti.al