Hallall 2 milion eurot! Ky VAR-i ynë është gallatë e madhe…

Nëse keni zot edhe me këtë lloj futbolli, hallall që avulluat 2 milion euro për të blerë një vijë të shtrembër, ajo që quhet me të futme “vija e demarkacionit të VAR-it”. Të gjitha kanë diçka për të festuar për bëmat e VAR-it në futbollin shqiptar, prezantimi i të cilit u kurdis me bujë në javët e debutimit, ndersa bëhej gati.. “Vaterloja”. Nuk mjafton që VAR-i i ka ngujuar me mëkate brenda furgonit, gjithë arbitrat, por marifeti është se punon me “turne”, herë prishet edhe herë shprishet!

Kjo javë që sapo percollëm, do të kujtohet me lezet, sidomos episodi kur arbitri “global”, “më i dashuri ” i FSHF-së, dhe më i padashuri për ekipet, Enea Jorgji, në ndeshjen “funebre” Dinamo-Skënderbeu, shkoi në ekranin e VAR-it dhe gjeti një errësirë të plotë në ekran. Priti me minuta, me shpresë se po vinte “elektrifikimi”, deri sa i thanë… mbathja tek pika e bardhë e penalltisë!

Edhe trajneri i Kukësit, Longo, e ka “puthur” VAR-in në mënyrë alla italiane, fill pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi, ku goli shkodran kaloi për qime të perit provimin me VAR-in. Fjalët e italianit ishin me stil elegant : “ Kam një djalë 7 vjeç në shtëpi që e bënë vijën të shtrembër, tamam si këta të VAR-it”. Dhe në Shkodër, këtë herë ia hodhën gëzueshëm me arbitrat, sepse për javë me radhë thuhej me tallje se vija e Var-it, që kemi blerë 2 milion euro, është aq e trashë.. sa del ofsajt jo tërë Vllaznia, por tërë Shkodërnia..!

Sfidanti.al