Nuk ia doli të merrte pikët pasi fituan vendasit, por ai u bë protagonist. Endri Çekiçi pati jehonë të madhe në Superligën e Turqisë me golin nga goditja e dënimit që shënoi për Konjasporin në fushën e Antaliasporit. Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e dytë për ekipin e tij, që mban vendin e tretë në renditje duke qenë në pozita tepër të forta për të luajtur në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm. Antaliaspori fitoi me Konjasporin 3-2 pas një ndeshjeje tepër emocionuese, por gjithsesi për shqiptarin pati rëndësi “perla” që realizoi. Në moshën 25-vjeçare duket se po arrin pjekurinë e duhur, duke u konfirmuar në një kampionat të fortë siç është Superliga e Turqisë, pasi u bë protagonist në Ligën e Parë të Sllovenisë. Ai ka 6 rrjeta dhe 4 asiste në 32 ndeshje, një bilanc jo i keq duke pasur parasysh se ka ndihmuar edhe në organizimin e lojës së ekipit të tij, ku bën pjesë edhe sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi.
Sfidanti.al