Goditja e dyfishtë e javës së 33-të: Ngjitet Vllaznia, rrezikon Partizani

Mjaftoi një humbje në derbi dhe më pas erdhi një fitore në minutën e 95-të për të sjellë disa ndryshime në renditje që mund të kenë pasoja për në fund. Partizani, që po marshonte drejt Europës vuan tani pasojat e humbjen e derbit me Tiranën në “Elbasan Arene”, ndërsa Vllaznia e shfrytëzoi rastin edhe pse “desh i pushoi zemra” deri në minutën e 5-të shtesë për të fituar 2-1 ndaj Kukësit. Pas javës së 33-të, të kuqtë dhe shkodranët kanë nga 49 pikë dhe me ndeshjet direkte veriorët janë më mirë. Java e 33-të solli garantimin e Europës nga Laçi, por edhe shpresën e Teutës që u kthye “nga buza e varrit” për të pretenduar matematikishte dhe ajo kupat kontinenale. Verdikti ishte rënia e Skënderbeut, tashmë pa asnjë shpresë për të mbijetuar, bashkë me Dinamon, ndërsa Egnatia është thuajse e sigurt për në plej aut. Më e rëndësishmja, ndonëse dihej, sigurimi i titullit nga Tirana.

Java 33: Partizani-Tirana 1-2, Laçi-Kastrioti 4-1, Vllaznia-Kukësi 2-1, Dinamo-Skënderbeu 1-1, Teuta-Egnatia 3-1.

Renditja: Tirana 70 pikë, Laçi 60, Vllaznia 49, Partizani 49, Kukësi 46, Teuta 43, Kastrioti 43, Egnatia 34, Skënderbeu 25, Dinamo 25.

Sfidanti.al