Ka shkaktuar habinë e shumëkujt, madje edhe të “Don” Marçelo Lipit e Fabio Kapelos, pa harruar Arrigo Sakin. Gjithsesi, më shumë rëndësi ka fakti se Milani ka krijuar një besim të madh tek tifozët e tij që tani shpresojnë të kurorëzojnë sezonin me titullin e parë kampion që nga viti 2012, vit kur në ekip ishin Ibrahimoviç e Tiago Silva. Ndeshja e radhës pritet shumë e vështirë, ajo në fushën e Veronës që nuk bën aspak shaka, dhe tifozët e dinë se duhet ndihma e tyre maksimale. Siç shkruajnë gazetat italiane, në “Bentegodi” pritet të jenë rreth 16 000 kuqezinj, që do të thotë gjysma e stadiumit dhe skuadra e trajnerit Stefano Pioli do të ndihet sikur po luan në “San Siro”. Në garën për titull ndaj Interit duhen bërë sa më pak gabime, nuk lejohet asnjë humbje, ndërsa mund të tolerohet vetëm 1 barazim.
Sfidanti.al