Barcelona e “vogël” nxjerr ofsajt presidentin e “madh”..Duka!

Nuk dalin vetëm sumuesit në pozicion ofsajt, ka raste që edhe presidentët mund të pozicionohen në vendin e gabuar. Shikoni foton e botuar ! Barcelona është shpallur kampion e futsal-it në Europë dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti Armand Duka i ka dhënë trofeun. E besoni apo nuk e besoni, presidenti Duka, më në fund, doli në pozicion “jashtë loje”, është fiksuar në qoshe të fotografisë, madje i shkeputur nga ..tufa! Edhe po tw kishte sistem VAR edhe për fotot, s’do kishte si ta ndihmonin dot…

Mos vallë ishte sozia e tij? Si ka mundësi që një president i madh të zbresë në futbollin e vogël të Europës, edhe pse ekipi fitues ka emrin sugjestionues Barcelona, dhe të mos jetë në qëndër të fotografisë. Mu në zemër të ekipeve, siç ka bërë këto dy dekada në token e tredhur te futbollit te shpikur prej tij.

Akoma nuk i besojmë syve, kur e shikon dhe rishikon këtë foto. Na kishte mësuar me ceremonitë tona hokatare, ku presidenti Duka e merr trofeun e kampionatit apo të Kupës, dhe në fillim ia jep vetes së tij, duke e tundur lart si fitues përmbi fituesit, pastaj ia dorëzon ekipit, pa lëvizuar as dhe një centimetër nga ..mesi i artë!

Sfidanti.al