Mehmeti si Ksavi, çdo të ndodhte nëse do të kishte qenë që në fillim tek Partizani?!

Nuk ia vlen t’i ekzagjerojmë gjërat, as të ulim meritat e ish-trajnerit Ilir Daja. Gjithsesi, “marshimi” i Partizanit në fazën e dytë të sezonit është i tillë që shumëkush po mendon se çfarë do të ndodhte nëse trajneri i sotëm, Dritan Mehmeti, do të ishte në stol që nga fillimi fare! Edhe pse ekipi është ndalur shpesh, gjithsesi ka pasur epërsi zakonisht ndaj kundërshtarit dhe ka arritur 8 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje duke marrë 31 pikë. Vetëm të tillë si Kastrioti apo Tirana kanë fituar më shumë pikë në 2022, bardheblutë kanë 33 pikë dhe krutanët edhe më shumë, 35. Me një shkëputje të fortë, të kuqtë janë në zonën e Europës duke qenë në vend të të tretë dhe me Mehmetin që në fillim mund të kishin arritur deri në vendin e dytë. Edhe pse fitorja 2-1 në Arenën e Kukësit ishte e vështirë, sërish duhet thënë se ishte e merituar, pasi të kuqtë bënë më shumë, krijuan më shumë dhe u dukën më shumë skuadër. Stenjo Zhunior shëoi dy gola, në një ndeshje të ashpër me 3 të kuq, ndërsa goli i Milunoviçit nuk vlejti për vendasit. Partizani ka 49 pikë ndaj 46 të Kukësit, ndërsa Laçi është në 54 dhe Tirana në 66 pikë.

Sfidanti.al