Mateusi e Magati sulmojnë yjet e Bajernit: Shkojnë me pushime pas humbjes!

I pari nuk ka qenë kurrë trajner, por thjesht një futbollist i madh dhe një opinionist. i dyti i ka bërë të gjitha, edhe lojtarin, edhe trajnerin, si dhe analistin, ndërsa janë dakord në një pikë, në kritikën e tyre për veprimin e skuadrës së Bajernit të Mynihut pas humbjes në Bundesligë ndaj Maincit. Futbollistët bavarezë udhëtuan drejt Ibicës në ishujt spanjolle për të bërë plazh e për të pushuar. “Është absolutisht e papranueshme kjo sjellje, pas një ndeshjeje të tillë, – tha Lotar Mateusi, – nëse do të kishin fituar, do t’u kisha thënë “bëni 3 dita pushim”. Nëse do të isha në vend të Nagelsmanit do të merrja masa të ashpra, nuk do të kishte pushime”. Edhe Feliks Magati, ish-trajner i Bajernit, deklaroi se “kjo do të thotë të heqësh sytë nga detyra, nga topi, unë nuk do ta kisha lejuar”. Vetëm 4 lojtarë nuk ishin në këtë udhëtim, Tomas Myleri, Kingsli Komani, Dajot Upamekano dhe Buma Sarr.

Sfidanti.al