Alaba thuajse i “skartuar” për Realin ndaj Mançester Sitit

Mungesat nuk pritet të jenë të shumta, por njëra prej tyre është serioze. David Alaba, sipas të gjitha gjasave, nuk do të mundet të luajë nesër për Realin e Madridit ndaj Mançester Sitit në gjysmëfinalen e dytë në Champions. Mbrojtësi austriak u dëmtua sërish në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Sitit në Angli, në të cilën arriti të luante me shumë vështirësi. Alaba nuk është stërvitur këto ditë dhe sipas mediave spanjolle, praktikisht është i “skartuar”. Mungesat e tjera të trajnerit Ançeloti janë Bejl dhe Hazar, ndërsa italiani duhet të vendosë për Naçon në krah të Militaos në mbrojtje, si dhe duhet të zgjidhë çështjen taktike: Me Rodrigon në ndihmë të sulmit apo me Valverden në mesfushë.

Sfidanti.al