Fitorja ishte me të vërtetë tepër e vështirë, por nuk duhet harruar se ishte jashtë fushe. “Luftëtarët” nga San Francisko (dikur nga Oklendi) po luftonin në Arenën e Memfisit dhe Stefën Kërri kishte përballë Xha Morantin dhe përfundimi ishte i paqartë. Për më tepër, Golden Stejti humbi njërin nga basketbollistët kryesorë, Drejmond Grinin, i përjashtuar pas një faulli flagrant ndaj një kundërshtari në fund të pjesës së parë. Gjithsesi, Uorriorsët ia dolën të fitonin me vetëm 1 pikë diferencë, 117-116, falë koshit vendimtar tripikësh të shënuar nga kapiteni Klej Tompson në sekondat e fundit. “Ne kemi mentalitet fitues për titujt kampion në ADN-në tonë, – tha Stef Kërri, – ne duam që ta shfrytëzojmë atë. Në këtë nivel kjo vlen gjithçka, kurrë të mos dorëzohesh. Kjo ishte një fitore e madhe për ne”. Golden Stejti eliminoi një ekip të fortë si Denveri në raundin e parë dhe tani ka fituar epërsinë e faktorit “fushë” në raundin e dytë në Perëndim. Për “Luftëtarët” u dallua Xhordan Pul, që hyri nga stoli dhe 31 pikë, pati 8 topa në tabela e 9 asistë, si dhe dy vjedhje topi. Kërri pati 24 pikë dhe Tompson 15, me ndeshjen e dytë që luhet sërish në Memfis.
Sfidanti.al