Milani sërish në +2, por kalendarin e ka më të vështirë!

Në 3 ndeshjet e mbetura në garën për titull në Serinë A, vështirësia duket më e madhe për kuqezinjtë, edhe pse skuadra e Stefano Piolit ka një epërsi 2-pikëshe ndaj Interit. Flasim për 3 sfida ndaj ekipeve të pjesës së sipërme të tabelës, ndërsa për zikaltërit janë përballje me ekipe të pjesës së poshtme. Flasim për duelin në Veronë, për atë në “San Siro” ndaj Atalantës, dhe në javën e fundit në fushën e Sasuolos. Ekipi trajnerit Simone Inzagi ka kundërshtarë si Empoli dhe Sampdoria në “San Siro”, ndërsa në javën e 37-të shkon në fushën e Kaljarit, në një ndeshje që vjen pas finales së Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Java 36: Verona-Milan, Inter-Empoli

Java 37: Kaljari-Inter (pas finales së Kupës, Inter-Juventus), Milan-Atalanta

Java 38: Inter-Sampdoria, Sasuolo-Milan

Sfidanti.al