Ançeloti: Është më e lehtë të fitosh si trajner i Realit!

Një triumfues i dalluar, edhe pse kaq qenë gjithnjë i ngadalshëm, si një “gjysh”. Karlo Ançeloti e tregoi veten sërish si trajner shumë të mirë, të nivelit më të lartë të mundshëm, duke mennaxhuar drejt yjet e Realit e duke dalë kampion. Tashmë pritet të shihet sesi do të përfundojë aventura në Champions. Ançeloti u veçua në suksesin në La Ligë. Italiani u bë trajneri i parë në histori që fiton të 5 ligat e mëdha europiane, Serinë A në Itali, Premier Ligën në Angli, Bundesligën në Gjermani, Ligën e Parë në Francë dhe tani La Ligën në Spanjë. “Tek Reali duhet patjetër që të fitosh, – tha Ançeloti, – ishte një fat që u ktheva këtu, dhe e kam shijuar çdo ditë që kam kaluar. Këtë sezon ia dolëm mirë, kur askush nuk besonte. Megjithatë, është shumë më e thjeshtë të fitosh tek Reali”. Ndërkaq, Karim Benzema e hodhi vështrimin menjëherë në Europë.  “Jemi shumë të lumtur që po e festojmë titullin këtu në shtëpinë tonë, përpara njerëzve tanë, të mërkurën ndoshta arrijmë një tjetër gjë të madhe”, – tha ylli kryesor i ekipit.

Sfidanti.al