Alegri: Do të doja të më jepnin kohën që ijepet Klopit në Angli

Trajnerët italianë e ndjejnë diferencën e trajtimit që kanë, në krahasim me ata në vende të tjera, sidomos në Angli apo Gjermani. E thotë edhe Masimiliano Alegri, që pohon se vlerëson shumë mënyrën sesi klubet angleze sillen me njerëzit e stolit. Duke folur një ditë më parë, trajneri iJuventusit theksoi se ka vlerësim të lartë për punën që po bëjnë kampionë të tillë si Jurgen Klop apo Pep Guardiola në Premier Ligë, përkatësisht me Liverpulin dhe Mançester Sitin. “I vlerësoj shumë dhe mendoj se është shumë mirë që klubet e tyre kanë besim tek ata, – tha Alegri, – në Angli kanë mentalitet paksa të ndryshem nga ne në Itali, ku trajnerët shkarkohen më shpesh. Mendoj se kur një trajner punën ne një vend për një kohë të gjatë, është më mirë për të dhe për skuadrën”.

Sfidanti.al