Përse bindet Guardiola për të rinovuar tek Siti? Për hir të Halandit!

Kur u përhap lajmi për kontratën e re të Jurgen Klopit, ai u pyet pa vonesë nëse do të bënte të njëjtën gjë në “Etihad”. Pep Guardiola nuk u përgjigj drejtpërdrejt, duke thënë se nuk ishte problem rinovimi, dhe se në këtë moment duhej të mendonte për 3 javët e mbetura të sezonit, që do të jenë vendimtare për titullin kampion dhe Championsin. Gjithsesi, tabloidet angleze shkruajnë se trajneri katalanas ka vendosur të rinovojë kontratën me Mançester Sitin deri në 2025, pra një zgjatje me dy vjet, e kjo po bëhet së pari për të bindur Erling Halandin se gjithçka do të vazhdojë si më parë. Siti pritet të marrë sulmuesin e shquar norvegjez, por 21-vjeçari kërkon garanci se projekti sportiv do të vazhdojë të jetë i suksesshëm. Me Guardiolën në stol, kjo garanci është e siguruar.

Sfidanti.al