Është me të vërtetë një provokator, në kuptimin që e thotë mendimin e tij edhe duke goditur fort të tjerët. Antonio Kasano ka sulmuar shpesh të tillë si Kristiano Ronaldon apo Antonio Konten, ndërsa tani nuk ka kursyer as Romelu Lukakun. “Nuk kam ndërmend t’i ndjek më ndeshjet e Barcelonës nëse marrin Lukakun”, – ishin fjalët e tij pasi dolën lajme se sulmuesi belg mund të kalojë nga Çelsi në “Kamp Nou”. Gjithsesi, përtej ekstremizmit të ish-sulmuesit italian, sërish duket se ai ka të drejtë si parim kur thotë se “Lukaku nuk është në gjendje të bëjë më shumë se 3 pasime bashkë”. E vërteta është që gjigandi i Belgjikës shkëlqeu me lojën e kundërsulmit të Kontes tek Interi, ku doli edhe lojtari më i mirë i Serisë A.
Sfidanti.al