Ronaldo tek Bajerni? Si i bëhet për rrogën e tij të jashtëzakonshme?

Kristiano tek Mançester Junajtidi sot fiton rreth 25-30 milionë euro në sezon (sipas mediave të ndryshme), madje duke hequr edhe taksat, që do të thotë diçka më pak se 31 milionë euro që merrte tek Juventusi. Në rrjetet sociale, dhe në media kanë nisur të përhapen lajme për një kalim të mundshëm të legjendës portugeze tek Bajerni i Mynihut, gjithnjë nëse nga skuadra bavareze largohet Robert Levandovski. Padyshim që Ronaldo do të garantonte gola për kampionët e Gjermanisë, dhe do t’i ndihmonte në Champions, dhe po ashtu do t’i jepte mundësi vetes që të luante në Ligën e Kampionëve, diçka që nuk e bën dot me Junajtidin sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, tek Bajerni nuk është se po shkëlqejnë për paratë, dhe nuk do të ishte e lehtë të plotësoheshin kërkesat e Kristianos. Levandovski vërtet merr rrogë të lartë, por ajo nuk arrin më shumë se 25 milionë euro duke llogaritur edhe taksat, pra diferenca me CR7 mbetet e madhe.

Sfidanti.al