Bardhekuqtë e kanë kthyer “kasetën” deri në vitin 2014, kur dolën kampionë të Spanjës në përballjen ndaj Barcelonës. Atë sezon, Atletiko pati 3 përballje me Realin, finalen e Championsit në Lisbonë dhe dy ndeshjet e Superkupës, njëra prej të cilave në “Bernabeu”. Reali nuk e bëri nderimin për titullin (në spanjisht, pasijo-pasillo). Po ashtu, sezonin që kaloi Atletiko doli sërish kampion, por Selta e Vigos nuk ia bëri pritjen me duartrokitje në ndeshjen e parë të këtij viti, dhe në mediat spanjolle nuk është se u diskutua shumë kjo gjë. Së fundi, lojtarët e Atletikos janë kundër nderimit të Realit që doli kampion këtë fundjavë, edhe sepse tifozët e tyre nuk duan që kjo gjë të ndodhë. Fundjavën që vjen, Atletiko e pret Realin në “Uanda Metropolitano”.
Sfidanti.al