Në fund të fundit, ai është një miliarder nga Perëndimi, jo nga Lindja, dhe për të nuk ekziston edhe aq krenaria, pasioni për të qenë në krye në sport, dhe vendosmëria për të bërë gjithçka për të fituar trofetë. Paraardhësit e tij nuk e kaptuan Atlantikun kohë më parë, për këto gjëra. Tod Bohli (Boehly), një njeri me origjinë padyshim gjermane mbiemri i të cilit në Gjermani lexohej Bëhli, do të jetë pronari i ri i Çelsit dhe mediat britanike i bëjnë një karakteristikë shumë të mirë. Njeriu i suksesshëm i biznesit ka arritur suksese me skuadrat e Los Anxhelosit si Doxhersët në bejsboll, Sparksët e basketbollit për femra dhe Lejkërsat në NBA. Sipas “Dejli Mejlit”, Bohli është njeri me pasion në punët që bën, i vendosur dhe energjetik, duke arritur suksese në sportin amerikan. Gjithsesi, tifozët e Çelsit duhet ta dinë se ai nuk është një Roman Abramoviç. Miliarderi rus ishte gati të shpenzonte paratë e veta për të fituar trofe, ndërsa miliarderi amerikan dëshiron të fitojë para, dhe nëse është e mundur, të fitojë edhe trofe.
Sfidanti.al