Bajerni nuk e lejon, Levandovski pranon se ndihet në vështirësi

“Situata ime në Mynih është e vështirë”. Këto janë fjalët e Robert Levandovskit, sulmuesit kryesor bavarez, dhe sulmuesit më të mirë të botës (edhe pse Benzema apo Mbape do të kishin ndonjë vërejtje). Bajerni nuk ka ndërmend të lejojë largimin e legjendës polake, edhe me rrezikun që ta humbasë në 2023 me parametër zero. Në Gjermani nuk ngurrojnë të veprojnë kështu, madje e tillë ishte sjellja edhe e Dortmundit kur Levandovski vendosi të kalonte tek Bajerni. Askush nuk jep 60 milionë euro për kartonin e polakut (Barça arrin deri në 30-35 milionë), ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me rinovimin. “Do të kemi një takim shpejt, – tha Leva, – por ende nuk ka ndodhur ndonjë gjë e veçantë”.

Sfidanti.al