Ishin ndeshjet e raundit të dytë në Shefild, kur ndodhi diçka e papritur. Një pëllumb gjeti rrugën për të hyrë në ndërtesë, dhe që nga çatia zbriti në tryezën ku po luhej një ndeshje e Kampionatit Botëror të bilardos. Lojtarët dhe spektatorët mbetën të habitur, pasi nuk e prisnin aspak që të ndodhte një gjë e tillë. Më në fund, pëllumbi u largua vetë nga tryeza e bilardos, duke lejuar lojtarët që të vazhdonin ndeshjen, ndërsa punonjësit e kampionatit e morën dhe e larguan.
Sfidanti.al