Pak kohë më parë ishte tek 19-vjeçarët. Mesfushori i ri shqiptar, Kristijan Asllani, sezonin e kaluar luante për ekipin e të rinjve të Empolit në Ligën e të Rinjve të UEFA-s, dhe pakkush e njihte. Kanë kaluar vetëm disa muaj dhe futbollisti 20-vjeçar është bërë një nga protagonistët e mëdhenj të Empolit në Serinë A, dhe i kërkuar nga klube të rëndësishëm. Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, nuk ka asnjë dyshim, kur thotë se “Asllani është gati për një ekip të madh, nëse presidenti i Napolit, De Laurentis, do të më kërkonte një mendim, do t’a këshilloja ta merrte”. Jo vetëm kaq, por këtë këshillë trajneri veteran është gati t’ia japë edhe Juventusit.
Asllani është kthyer në titullar të palëvizshëm për trajnerin Andreacoli, duke nisur që nga faza e dytë e sezonit në Serinë A. Ai po ashtu ka bërë debutimin në kombëtare duke qenë në fushë në ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë në “Arenën Air Albania”. E ardhmja e tij duket vërtet e rëndësishme, dhe padyshim që etapës tek Empoli do t’i vijë fundi shumë shpejt. Në largim edhe mesfushori tjetër shqiptar i toskanëve, Nedim Bajrami. Edhe për 23-vjeçarin interesohet Napoli që kërkon të marrë 3 lojtarë të Empolit, bashkë me Asllanin dhe Parizin. Për këtë operacion mendohet të shpenzohen 25 milionë euro.
Sfidanti.al