Kukësi kthehet në shtëpi pas 4 vjetëve, festë në Arenë ndaj Laçit në orën 20:00!

Për plot një muaj mbushen 4 vjet. Skuadra e Kukësit më në fund rikthehet në stadiumin e saj, pas një mungese tepër të gjatë. Ndeshja e parë në Arenën e rindërtuar do të jetë sonte në orën 20:00 ndaj Laçit në Abisnet Superligë. Skuadra veriore do të jetë para tifozëve që priten 1 430 ditë, dhe që do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen në një stadium të modernizuar, për të cilin besohet se u shpenzuan rreth 10 milionë euro. Lojtarët zhvilluan stërvitjen e tyre të parë në fushën e re, për të cilën u prit disa muaj që të ishte në gjendje për të pritur ndeshje. Kukësi synon zonën europiane ndaj sot ndaj kurbinasve bën punë vetëm fitorja. Interesimi pritet të jetë tepër i madh, për shkak të pritjes së gjatë, të hyrjes falas të premtuar nga klubi, dhe për të ndjekur koncertin që do të nisë në 19:00. Në përurimin e impiantit edhe tifozët e Prizrenit nga Kosova. Për herë të fundit, Kukësi luajti në “Zeqir Ymeri” në 23 maj të 2018-ës, ndërsa për 4 vjet ishte emigrant në Elbasan, Shkodër apo Kamzë.

Sfidanti.al