Vjen Klasikja gjermane, Bajerni del kampion nëse mund Dortmundin

Është një ndeshje e rëndësishme, që këto kohë e kanë të vështirë ta paraqesin si të madhe. Bajern-Dortmund ka qenë një Klasike e vërtetë kur Borusia udhëhiqej nga trajneri si Otmar Hicfeld apo Jurgen Klop, ndërsa sot diferenca është shumë e madhe. Gjithsesi, interesimi për sfidën në Mynih është i madh, dhe Bajerni mund të shpallet kampion nëse fiton. Fati e ndihmon, pasi e pati kundër në Champions, pasi Dortmundi ka probleme të mëdha në ekip dhe shumë mungesa.

Lojtarë si portieri Byrki, apo Kollins, Kamara e Kulibali, nuk janë thirrur fare në ekip, ndërsa të dëmtuarit janë të shumtë si Dahud, Torgan Hazar, Humels, Kobel, Malen, Mënie, Morej, Rejna, Shmelcer, Tiges dhe Vicel. Plot 11 dëmtime do të rrëzonin përtokë edhe ekipin më të fortë në Europë, aq më tepër kur luan në fushën e Bajernit, në “Alianc Arenë”. Në të kundërt, bavarezët nuk kanë shqetësime të mëdha, pasi trajneri Julian Nagelsman ka mangut vetëm Riçardsin, Sarrin dhe Tolisonë. Lojtarë si Zyle apo Sane do ta nisin nga stoli, ndërsa formacioni është shumë i fortë.

Formacionet e mundshme:

Bajerni (4-2-3-1): Nojer, Pavar, Upamekano, Lykas Hernandez, Dejvis, Kimih, Gorecka, Gnabri, T. Myler, Musiala, Levandovski. Tr. Nagelsman

Dortmundi (3-4-2-1): Hic, Pongraçiç, Akanxhi, Zagadu, Xhan, Belingham, Volf, Gerrero, Brant, Rojs, Haland. Tr. Roze

Sfidanti.al