Luajti një 90-minutësh dhe realizoi rrjetën e dytë të sezonit, dhe rrjetën e dytë në 8 ndeshje gjithsej. Sergio Ramos është një shpirt i pamposhtur, të cilin e ndalojnë vetëm dëmtimet, dhe tregoi se mund ta thotë fjalën e tij edhe tek Paris SG. Ai realizoi me kokë në fitoren e radhës 3-0 në kampionat. Siç shkruajnë mediat, “ai luan krejt ndryshe kur mban veshur fanelën e bardhë”, fanelë me të cilën bëri histori tek Reali. Me 2 gola, ai është vetëm 1 gol larg Lionel Mesit, njeriut që ishte mësuar të shënonte mbi 40 gola në çdo edicion.
Sfidanti.al