Cili mund t’i thotë këto fjalë të rënda, të vërteta, por të “ndaluara” për Superligën. Cili nga presidentët mund të guxojë të lëshojë këtë blasfemi : “Skemat në futbollin shqiptar kanë dështuar të gjitha. Nuk prodhohet më. Në Superioren shqiptare të vjen ndot të shikosh një ndeshje, nuk i fyej se kam qenë vetë pjesë e tyre, por janë stadiumet bosh dhe duhet gjetur një alternativë tjetër..” Si mund ta ketë emrin ndryshe, veç Sinan Idrizi, president i Flamurtarit, që vjen nga poshtë, për të goditur “zotat” lart..
Ka të “drejtë” presidenti Duka që lufton ditë e natë, madje natë e ditë, për të rekrutuar kundërshtarët e sistemit të tij të kalcifikuar prej dy dekadash, për të qepur “gojët rebele ”, prej të cilave dalin fjalë që kanë shijen e helmit , sidomos kur thekson se kanë dështuar të gjitha skemat.
Ah sikur tw ishin vetem skemat, por dështuan edhe gjykatat edhe ligjet sepse pikerisht, ky sistem i kapitulluar i futbollit është shpallur “monument” që ruhet nga shteti. Dhe në një dynja që lojën e bën individi , shefat lodrojnë dhe jetojnë me idenë diktuese se topi është i imi dhe penalltinë do ta gjuaj unë..
Keshtu, nuk është fundi i botës që kanë dështuar të gjitha skemat, ndaj dhe stadiumet vuajnë një pandemi ndryshe, atë të keqtrajtimit të besimit të tyre. Pse si është më mirë: të kesh njerëz dhe të mos kesh stadiume, si vite më parë, apo të vazhdojmë lojën e ndërtimit të stadiumeve, punë e madhe se nuk vijnë tifozët, sepse stadiumet mbushen me topin e milionave, ku “lojtaret” i bëjnë golat pa patur nevojë për tifozllek…
Sfidanti.al