Man. Junajtidi do të shpenzojë 200 milionë paundë, por “Old Trafordi” do të bëhet një “Uembli”

Nga 73-74 000 vende të ulura, kapaciteti do të arrijë në 88-89 000 dhe kjo do ta bëjë “Teatrin e Ëndrrave” të ngjashëm në madhësi me Stadiumin Perandorak. “Old Trafordi” do të ketë punime, veçse drejtuesit e Mançester Junajtidit nuk kanë ndërmend që ta shkatërrojnë deri në themele për ta rindërtuar, por thjesht duan të zmadhojnë tribunën me emrin e lavdishëm të Sër Bobi Çarltonit. Numri i vendeve që pritet të shtohet është 15 000, ndërsa kostoja mund të arrijë në 200 milionë paundë stërlina, rreth 240 milionë euro. Me këtë kapacitet, Junajtidi do të ketë jo vetëm stadiumin më të madh në Premier Ligë, por edhe me diferencë të madhe, dhe thuajse të barabartë me “Uemblin”, që ka rreth 90 000 vende.

Sfidanti.al