Lojtarët dhe trajnerët shkojnë e vijnë, mbetet fanela, simbolet dhe emri i skuadrës. Tifozët e futbollit janë të tillë, madje në shumicën e botës nuk duan të përdorin fjalën “klub”, që duket si një strukturë zyrash, por “skuadër”, që tregon thelbin e këtij sporti. Ultrasit e Borusias së Dortmundit nuk bëjnë përjashtim nga të tjerët, dhe për ta Erling Halandi mbetet i mirë dhe i adhurueshëm vetëm kur luan për ekipin e tyre. Sapo u mor vesh se norvegjezi 21-vjeçar do të shkojë tek Mançester Siti, tifozët verdhezinj janë hedhur në sulm në rrjetet sociale duke e kritikuar dhe sulmuar. “Halandi do të jetë tek Siti një dështim më i madh sesa Xhek Grilishi që u mor për 100 milionë paundë stërlina”, – shkruajnë tifozët. Norvegjezi është i paralajmëruar.
Sfidanti.al