Guardiola humb Uolkerin për Realin, por fiton De Brujnen dhe Diasin!

Lajmet janë “të kombinuara”, të mira dhe të këqija, por një trajner si ai është mësuar. Pep Guardiola ka mësuar nga stafi mjekësor se Kajl Uolker është në dyshim serioz për të mos luajtur në ndeshjen e parë ndaj Realit në “Etihad” për gjysmëfinalet e Championsit. Përballja do të jetë mesjavën e ardhshme dhe mbrojtësi i djathtë titullar duket i vështirë për t’u rikuperuar në kohë. Uolker u dëmtua në ndeshjen ndaj Atletikos në Madrid, në çerekfinale. Gjithsesi, trajneri i Mançester Sitit ka lajme pozitive sepse Kevin De Brujne e ka lënë pas lëndimin e pësuar po ndaj Atletikos. Po ashtu, edhe mbrojtësi i rëndësishëm Ruben Dias është mirë dhe do të luajë minutat e para këtë të mërkurë ndaj Brajtonit në Premier Ligë.

Sfidanti.al