Ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, ishte shumë kritik për ish-ekipin e tij pas humbjes së rëndë me Liverpulin në Premier Ligë. “Rezultati nuk ishte aspak i papritur, – tha ai, – në dy ndeshje këtë sezon, shuma është 9-0 për Liverpulin. Junajtidi është kaq shumë prapa, e kundërta e asaj që kërkohet nga një skuadër e madhe. Nuk ka udhëheqje, nuk ka karakter, nuk ka luftë, nuk ka vendosmëri. Do të duhet shumë kohë që kjo të ndryshojë. Çdo gjë të mirë që ne patëm në kohën tonë, sot nuk ekziston më”. Kin ishte kapiteni i një ekipi që fitoi shumë tituj në Premier Ligë, fitoi Championsin, dhe ishte në gjendje të mundte Liverpulin.
Sfidanti.al