Klopi, i vetmi trajner që ka mundur 10 herë Guardiolën

Më herët, rivaliteti i tij më i ashpër ishte me Zhoze Murinjon, por sot është ndryshe. Pep Guardiola ka sfidën më të fortë me Jurgen Klopin, dhe jo më kot thotë se “ai më ka bërë trajner më të mirë” dhe se “Liverpuli i tij është kundërshtari më i fortë që unë kam hasur në karrierën time”, edhe pse ka qenë përballë Mançester Junajtidit të Sër Aleks Fergusonit dhe Realit apo Interit të Zhoze Murinjos. Duelet Jurgen Klop-Pep Guardiola janë bërë simboli i futbollit të sotëm, dhe mishërimi i spektaklit në nivelin më të lartë. Trajneri gjerman u bë i pari që e ka mundur katalanasin në 10 ndeshje, ndërsa Murinjo ka arritur deri në 7. Kjo edhe pse, Klopi ka pasur skuadra në letër më inferiore sesa Pepi, Dortmundin e Liverpulin ndaj Bajernit e Mançester Sitit.

Bilanci Klop-Guardiola: 24 ndeshje, 10 fitore Klopi, 8 fitore Guardiola, 6 barazime, golat: 45-42 për Guardiolën.

Bilanci Guardiola-Murinjo: 24 ndeshje, 10 fitore Guardiola, 7 fitore Murinjo, 7 barazime, golat: 37-29 për Guardiolën.

Sfidanti.al