Si gjithmonë ishte njëri nga më të mirët. Armando Broja e bëri detyrën e tij sërish për Sauthemptonin që arriti një fitore të rëndësishme në Premier Ligë, duke qenë edhe më i sigurt për të vazhduar në elitën e futbollit anglez edhe sezonin e ardhshëm. Suksesi nuk ishte ndaj një rivali dosido, por ndaj Arsenalit. Goli u shënua nga Jan Bednarek në pjesën e parë, ndërsa Broja ishte autor i aksionit më të bukur të ndeshjes. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kaloi lehtësisht disa mbrojtës të Arsenalit duke treguar klasin e duke krijuar një rast për gol. Broja luajti për 74 minuta. Trajneri i tij, Ralf Hazenhytl, po përpiqet shumë që ta marrë përfundimisht tek Sauthemptoni, por nuk po ia del. Kjo sepse, klubi që ka kartonin e shqiptarit, Çelsi, është në krizë pas sanksioneve të vendosura në Britani ndaj pronarit Roman Abramoviç. Sulmuesi 20-vjeçar është i huazuar për një sezon, e Sauthemptoni do të donte ose të zgjaste huazimin edhe me një vit, ose ta blinte kartonin, por Hazenytli thotë se nuk ka me kë të bisedojë tek Çelsi për fatin e Brojës.
Sfidanti.al