Një periudhë shumë e vështirë, por krejt normale për një skuadër të vogël. Atalanta nuk është një gjigand i Italisë dhe i Europës, por vetëm një “Hirushe” e përkohshme, ndonëse nofkën e ka “DEA” (Perëndesha). Kjo kuptohet tani kur ka pësuar 4 humbje radhazi, është eliminuar nga kupat kontinentale, ndërsa po zbret “pingul” edhe në renditjen e Serisë A. Humbja 1-2 në Bergamos ndaj Veronës ishte e merituar, dhe miqtë luajtën më mirë. Aq e vërtetë, saqë portieri vendas, Muso, ishete më i miri në fushë për Atalantën. Berat Gjimshiti u kthye në fushë, por jo si titullar siç u mendua. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare hyri në 57’, kur rezultati ishte 0-2. Trajneri Gasperini të paktën nuk kërkon justifikime dhe pohon se “jemi në rënie të fortë psikologjike, tani na mbetet vetëm që ta mbyllim mirë sezonin”.
Sfidanti.al